Kurti në Francë, merr pjesë në premierën e “Pa vend”

Aktuale

Kurti në Francë, merr pjesë në premierën e “Pa vend”

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:41
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Greqisë ka udhëtuar për në Francë.

Ai ka marrë pjesë në premierën e filmit “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat