Aksioni për ndërtimet pa leje, arrestohen 10 zyrtarë

Aktuale

Aksioni për ndërtimet pa leje, arrestohen 10 zyrtarë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 16:23
Agim Kurmehaj

Nga aksioni për ndërtimet pa leje në Komunën e Pejës, Istogut e Klinës që ndodh të enjten, u arrestuan 10 zyrtarë.

3 persona në Komunën e Pejës, 4 në Istog dy në Klinë dhe një nga Deçani u arrestuan me dyshimet se të njëjtit keqpërdoren detyrën zyrtare duke dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj tregoi se deri tek aksioni erdhi pas shqetësimeve të qytetarëve që kishin paraqitur për ndërtimet që po bëheshin në këto komuna.

Kurmehaj: Arrestohen 10 zyrtarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

“Kjo iniciativë ka rrjedhë nga unë si kryeprokuror pas shqetësimeve të qytetarëve rreth ndërtimeve pa leje që janë duke u lejuar në këto pesë komuna që Prokuroria Themelore në Pejë i mbulon, flasim për Komunën e Pejës, Klinës, Deçanit dhe Junikut. Pas marrjes së kësaj informate unë kam caktuar pesë prokurorë të cilët janë marrë me grumbullimin e informatave për këto ndërtime. Ndërsa sot kemi shkuar bastisje në tri komuna, të Pejës, Klinës dhe Istogut ku me këtë rast janë arrestuar 10 persona zyrtarë kryesisht drejtor të drejtoratit për urbanizëm dhe inspektorë me dyshimet fillestare që kishin për të kryer veprën penale ‘keqpërdorim i autoritetit apo i pozitës zyrtare’”, tregoi Kurmehaj.

Ndërsa prokuroria e çështjes, njëkohësisht edhe koordinatorja e veprave penale të korrupsionit, Lumturije Hyseni tha se dyshimet fillestare se të arrestuarit kanë hasur edhe në konflikt interesi në raport me persona që janë familjarë.

Hyseni: Zyrtarët tejkaluan kompetencat, dyshohet se kishin edhe lidhje familjare

“Janë ndaluar dhe shoqëruar persona që janë kompetencë dhe jemi në fazën e grumbullimit të provave mbi bazën e të cilave është krijuar që të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë manipuluar me autoritetin zyrtar dhe njëkohësisht kanë tejkaluar kompetencat e tyre të cilat u përkasin sipas ligjeve dhe pozitës që bartin. Në këtë drejtim disa prej raste kemi dyshime që kanë hasur në konflikt interesi në raport me persona që janë familjarë apo janë rrethana familjare të cilat në dukej duken se janë persona që këto vepra penale i kanë kryer në këtë drejtim. Jemi në fazën e hershme të grumbullimit të provave dhe hetimeve. Dhjetë persona gjegjësisht janë katër drejtor të drejtorive të urbanizimit, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit, janë disa zyrtarë të planifikimit hapësinor në kuadër të këtyre drejtimeve si dhe një zyrtarë është nga drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Pejës. kurse sa i përket pretendimeve të kufitarit nuk qëndrojnë”, potencoi ajo.

Sipas grumbullimeve të informacioneve bëhet fjalë për objektet që janë ndërtim e sipër dhe që janë në periudhën kohore 2020/2021.

Pasi që të bëhen analiza dhe hetime rreth gjithë çështjes atëherë do të vendoset se si do të veprohet me këto ndërtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat