Vitia në Deçan: Situata nën kontroll, më pak pacientë po kërkojnë ndihmë

Aktuale

Vitia në Deçan: Situata nën kontroll, më pak pacientë po kërkojnë ndihmë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:01
Arben Vitia

(E plotësuar) - Derisa ende nuk dihet për shkaktarin e helmimit të mbi 1500 banorëve të Deçanit, një pjesë e analizave po pritet të dërgohen jashtë vendit. Ndërkohë, për një pjesë të analizave të tjera po priten rezultatet gjatë këtyre ditëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar QKMF-në në Deçan, ku po marrin shërbimet pacientët e helmuar.

Vitia ka folur për analizat që janë bërë për t'u identifikuar shkaktari i këtyre helmimeve ditëve të fundit.

Vitia: Një pjesë e rezultateve të tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza me specifike

"Një pjesë e rezultateve ka dalur, një pjesë e rezultateve të tjera po pritet sepse për disa rezultate donë kohë mbjellja e kulturave bakteriale. Një pjesë e rezultateve të tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza me specifike", ka shtuar Vitia.

Më tej, ai ka theksuar se gjatë ditës së sotme ka rënie të numrit të pacientëve të helmuar.

Vitia: Situata është komplet nën kontroll, ka rënë numri i atyre që po kërkojnë ndihmë në Deçan

"Jam shumë i lumtur nga informatat që mora nga drejtori dhe nga stafi në QKMF-në se fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë ka rënë. Situata është komplet nën kontroll dhe e qetë për momentin. Në anën tjetër si Ministri e Shëndetësisë qëndrojmë pranë edhe drejtorit, edhe qytetarëve të Deçanit edhe stafit shëndetësor, qoftë me nevojat të cilat kanë nevojë qytetarët dhe personeli në QKMF-në, qoftë edhe me problemet sa i përket resurseve humane", u shpreh Vitia.

Drejtori i QKMF-së, Selmon Berisha tha se e ka njoftuar ministrin për të gjitha angazhimet që kanë bërë.

Berisha: E njoftova ministrin për të gjitha ato që kemi bërë deri me sot

"Unë e njoftova ministrin për të gjitha ato që kemi bërë deri me sot. Dhe unë shpresoj që mendoj që ju jeni veç të informuar", ka thënë shkurt ai.

Deri më tani është raportuar për mbi 1500 banorë të Deçanit dhe rrethinë si të helmuar.

Edhe sot Vitia në Deçan: Situata është nën kontroll 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar edhe sot Deçanin, përkatësisht QKMF-në atje, ku po trajtohen pacientë të shumtë pas dyshimit se janë helmuar nga uji.

Vitia tha se situata është plotësisht nën kontroll dhe e qetë për momentin.

“Ne qëndrojmë pranë drejtorit dhe qytetarëve të Deçanit dhe stafit shëndetësor, qoftë me nevoja të cilat i kanë qytetarët, qoftë edhe me probleme sa i përket resurseve humane, ka ekip të jashtëzakonshëm të stafit shëndetësor”, tha ai.

Tutje Vitia ritheksoi se një pjesë e mostrave do të dalin jashtë vendit dhe në momentin që dalin rezultatet, do të publikohen.

“Ashtu siç kemi thënë, një pjesë e rezultateve kanë dalë, pjesë të tjera po pritet sepse duan kohë për mbjelljen e kulturave bakteriale. Në momentin që i kemi gati, do të informojmë të gjithë qytetarët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat