Musliu tregon se pse u përfshi AKI-ja në rastin e Deçanit

Aktuale

Musliu tregon se pse u përfshi AKI-ja në rastin e Deçanit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:27
Ganimete Musliu

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës  Ganimete Musliu, foli në lidhje me helmimin e qytetarëve të Deçanit.

Derisa deputetja Musliu tha se në lidhje me çështjen e Deçanit, nesër do të raportojë drejtori i AKI-së në lidhje me çështjen e Deçanit.

Musliu shtoi ky takim do të mbahet se për të larguar panikun dhe frikën e qytetarëve të Kosovës.

“Duke pasur parasysh që në Kosovë në të kaluarën I kanë përjetua helmimin nga faktori njeri që kanë vitet e 90-ta, konsiderojë që në nuk duhet që asgjë të mos I lëmë në rastësi dhe për ti sigurua qytetarët e Kosovës në këtë aspekt, ne si komision kemi konstatuar që urgjentisht ta ftojmë drejtorin e AKI-së sepse tani më dyshimet vazhdojë të rriten, kjo sepse dyshimet e para kanë qenë nga uji por pastaj përfaqësuesit e institutit kanë dalë me deklaratë që kjo nuk është shkaktuar nga uji, frika dhe paniku është rritur në të gjithë Kosovën ashtu siç po rritet edhe numri i të helmuarve në Deçan. Prandaj për të siguruar pjesën që neve na takon si institucion ne kemi vendosur që nesër të mbahet ky takim që të diskutojmë rreth kësaj çështje”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat