Ja arsyeja pse u intervistua sot Burim Ramadani?

Aktuale

Ja arsyeja pse u intervistua sot Burim Ramadani?

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:52
Burim Ramadani

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka zbuluar se për çfarë e kanë intervistuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, inspektorin e përgjithshëm, Burim Ramadani.

Ajo ka thënë se tema e intervistimit ka qenë helmimi i qytetarëve në Deçan.

“Ne e kemi ftuar për ta intervistuar për gjendjen e krijuar në Deçan nga helmimi. Është një çështje urgjente. E kemi ftuar me urgjencë nesër në raportim edhe kryetarin e AKI-së”, ka thënë ajo..

Musliu deklaroi se Ramadanin e intervistuan edhe për shkëputjen e disa kontratave të punëtorëve në AKI.

“Tema kyçe sot ka qenë shkëputja e disa kontratave të punëtorëve brenda AKI-së. Për këtë e intervistuar kryeinspektorin. Raportimi lë shumë për të dëshiruar. Bëhet fjalë për tri punëtore të cilat kanë qenë kyçe në tri zyrat kryesore menaxheriale të AKI-së”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat