Nga sot ujësjellësi në Deçan do të jetë në funksion, mirëpo kryetari Ramosaj ka një apel për qytetarët

Aktuale

Nga sot ujësjellësi në Deçan do të jetë në funksion, mirëpo kryetari Ramosaj ka një apel për qytetarët

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:42
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në këtë komunë.

Ramosaj u ka bërë apel qytetarëve që t’i zbatojnë kriteret për përdorimin e ujit.

"Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:

1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!

2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!

Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër”, thuhet në postimin e Ramosajt.

Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat