​Gjoshi i PDK-së e quan Kurtin kryemashtrues të Kosovës: Më përpara shkon në Norvegji se në Deçan

Aktuale

​Gjoshi i PDK-së e quan Kurtin kryemashtrues të Kosovës: Më përpara shkon në Norvegji se në Deçan

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 08:42
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga PDK ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili ende nuk ka reaguar ndaj helmimit të rreth 900 qytetarëve të Deçanit.

Gjoshi e ka quajtur Kurtin kryemashtrues të Kosovës duke thënë se ai më para shkon në Norvegji se sa në Deçan.

“KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN. Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar. Ai duhet të shkojë dhe t'i vizitojë.

Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti. Por, jo! Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan. Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat