Pas miratimit të rezolutës për Serbrenicën, ish-ambasadori vjen me një kërkesë për Shqipërinë

Aktuale

Pas miratimit të rezolutës për Serbrenicën, ish-ambasadori vjen me një kërkesë për Shqipërinë

Nga: M.H. Më: 8 korrik 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë Islam Lauka ka reaguar në lidhje me vendimin që gjatë ditës së djeshme Kuvendi i Kosovës mori për miratimin e rezolutës për Srebrenicës.

Ai thtoë se edhe pse i vonuar ky vendim është historic për Kuvendin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Duke dёnuar gjenocidin e Srebrenicёs, Kosova ndihmon edhe veten duke shtuar ai thotë se do të ishte shumë e arsyeshme që edhe Shqipëria ta ndihmonte Kosovën për përgatitjen e dosjes sё akuzёs ndaj Serbisё pёr gjenocid nё Kosovё.

Shkrimi i plotë:

Vendim i vonuar, por historik i Kuvendit tё Kosovёs

Sot, Kuvendi i Kosovёs miratoi rezolutёn pёr dёnimin e gjenocidit serb, tё kryer para 26 vjetёsh nё Srebrenicё. Nё rezolutё dёnohet gjenocidi i shtetit serb si dhe pёrpjekjet e qёllimshme pёr ta mohuar atё.

Pavarёsisht se gjenocidi i Srebrenicёs ёshtё njohur nga Gjykata Ndёrkombёtare e Drejtёsisё (2007) dhe Tribunali i Hagёs pёr Jugosllavinё (2017), Moska dhe Beogradi, duke shtrembёruar tё vёrtetёn historike, vazhdojnё ta mohojnё me kёmbёnguljё atё. Rusia, duke shfrytёzuar tё drejtёn e vetos, po bllokon vazhdimisht miratimin e njё rezolutё tё Kёshillit tё Sigurimit pёr dёnimin e gjenocidit tё Srebrenicёs.

Nё kёtё kontekst, merr shumё rёndёsi qёndrimi i vendeve tё rajonit, por edhe mё gjerё, ndaj kёsaj ҫёshtjeje me karaktёr tё mprehtё politik, juridik, historik dhe moral. Megjithёse pak me vonesё, Kosova e bёri detyrёn e saj. Them me vonesё, sepse nuk bёhet fjalё vetёm pёr solidaritet njerёzor me viktimat boshnjake, por se edhe vetё shqiptarёt kanё qenё viktimё e gjenocidit serb.

Duke dёnuar gjenocidin e Srebrenicёs, Kosova ndihmon edhe veten. Vitin e kaluar, Kuvendi i saj ka mirauar njё rezolutё pёr gjenocidin serb kundёr shqiptarёve dhe qeveria Kurti po pёrgatit dosjen mbi bazёn e sё cilёs do tё akuzohet Beogradi pёr kёtё krim.

Do tё ishte shumё e mirёpritur ndihma dhe solidariteti i Kuvendit tё Shqipёrisё nё mbёshtjetje tё rezolutёs sё parlamentit kosovar, si dhe e qeverisё shqiptare pёr pёrgatitjen e dosjes sё akuzёs ndaj Serbisё pёr gjenocid nё Kosovё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat