Zëvendësministri i Mbrojtës: Clark ishte simboli i shpresës për popullin e Kosovës

Aktuale

Zëvendësministri i Mbrojtës: Clark ishte simboli i shpresës për popullin e Kosovës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:50
Shemsi Syla

Zëvendësministri i Mbrojtës, Shemsi Syla, ka thënë se sot vizita e gjeneralit Wesley Clark në Kosovë ishte e jashtëzakonshme dhe se populli i Kosovës kishte festë, meqë ishte në vizitë njeriu më meritor i kohërave më të vështira për vendin.

Syla thotë se Clark ishte simboli i shpresës për popullin e Kosovës, ku pos tjerave, ai do të jetë gjithnjë në ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do ta këshillojë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Clark do të jetë këshillues i përhershëm i yni por edhe këshilltar nga jashtë i ministrit Armend Mehaj. Ministri është keqkuptuar, sepse Clark nuk do të  vijë të punojë këtu si i përhershëm, por do ta këshillojë atë në të gjitha objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes, për përgatitjen që ushtria jonë të jetë forcë operacionale me standarde të NATO-s dhe të jetë e gatshme ta mbrojë territorin e Kosovës”, është shprehur Syla.

Tutje, Syla thotë se objektivat e ministrit Mehaj, Gjenerali Clark i ka parë si shumë të rëndësishme.

“Ministria e Mbrojtjës ka nëvojë për këshilla dhe kjo mnistri duhet të jetë shumë e përgatitur. Objektivat e ministrit Mehaj, Clark i ka parë si shumë të rëndësishme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat