Andin Hoti me përgjegjësi të dyfishtë

Aktuale

Andin Hoti me përgjegjësi të dyfishtë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:42
Andin Hoti

E diela e 16 majit 1999 shënon herën e fundit kur u pa patrioti i shquar Ukshin Hoti teksa po ‘lirohej’ nga Burgu i Dubravës.

Që prej atëherë askush nuk di gjë për fatin e tij.

Megjithatë, për intelektualin dhe 1642 të pagjetur të tjerë mbase mund të bëjë më shumë i biri i tij Andin Hoti.

Ky i fundit të martën u zgjodh në krye të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, derisa u zotua se detyrën do ta kryejë me përgjegjësi maksimale.

Andin Hoti do të dalë përballë Velko Odaloviqit, dorëheqjen e së cilit e kërkoi vetë kryeministri Kurti në raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë kërkesë të të parit të qeverisë kryesuesi i Komisionit për Personat e Zhdukur po shpreson që Serbia ta marrë parasysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat