​Hamza: Zyrtarizimi i kryetarit të ri do të ndikojë pozitivisht edhe në zgjedhjet lokale

Aktuale

​Hamza: Zyrtarizimi i kryetarit të ri do të ndikojë pozitivisht edhe në zgjedhjet lokale

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:09
Anëtari i PDK-së, Bedri Hamza

Anëtari i PDK-së, Bedri Hamza thotë se zyrtarizimi i kryetarit të ri të kësaj partie do të ndikojë pozitivisht në rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Ish-ministri i Financave thotë se të gjithë anëtarët e PDK-së e kanë pasur mundësinë që të kandidojnë për të parin e partisë.

Bedri Hamza: Zyrtarizimi i kryetarit të PDK-së do të ketë efekt pozitiv edhe në zgjedhjet lokale

“Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e garës kanë pasur mundësinë dhe të drejtën. Sigurisht që këtu ka mundësi që Konventa të vendosë se a do të shkohet me votim të fshehtë, me votim të hapur. Shpresoj që do të ketë kuorum. Besoj që zyrtarizimi i kryetarit të PDK-së do të ketë efekt pozitiv edhe në zgjedhjet lokale. Enver Hoxhaj ka udhëhequr në një kohë shumë të vështirë dhe jam i bindur se ka bërë punën më së miri në rrethanat cilat kanë ekzistuar. Ka qenë në diskrecion të tij për të qenë apo jo kandidat”, tha ai para Konventës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat