Partia e Haradinajt me akuza të rënda për zv.ministrin

Aktuale

Partia e Haradinajt me akuza të rënda për zv.ministrin

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 00:42
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar si shpifje nga ana e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dorëzimin në prokurori të kontratës për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale.

“Pas demaskimit të keqpërdorimeve që në ditët e para të mandatit të tij, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka filluar me shpifje e gënjeshtra kundër të tjerëve. Ai pa pikë turpi provon të gjykojë të tjerët, sigurisht për të larguar vëmendjen nga skandalet që e kanë mbuluar ministrinë e tij”.

“Hysen Durmishi, ministria e tij dhe e Liburnit, të cilën po e udhëheqin si të ishte pronë private e tyre, duke bashkëpunuar me, siç e quanin dikur “babain e tenderëve”, janë shndërruar në grup të organizuar të keqpërdorimit të parasë publike”, thuhet në një reagim të tyre.

“Tanimë është fakt i njohur që ai i ka dhënë tender kompanisë ku dikur punonte, e këto lloj kontratash klienteliste po vazhdojnë. Shpifjet e Durmishit në adresë të ish ministrit Lekaj, vijnë pas përfundimit të 100-ditëshit të dështuar të qeverisë së dështuar, që suksesin e vetëm e ka në instalimin e nepotizmit (mbi 20 të punësuar në poste të larta shtetërore, të afërm të ministrave e deputetëve të partisë-shtet), si dhe ngutinë në shkarkimin e bordeve për t’i zëvendësuar ato me borde partiake, e deri te shkarkimi pa arsyetim ligjor i Kryesueses së KQZ-së, duke dëmtuar kështu edhe integritetin e vet zgjedhjeve demokratike”.

Në kumtesë thuhet se se Hysen Durmishi është duke zbatuar filozofinë e mashtrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat