Ky ishte gabim i parë i Lumir Abdixhikut që bëri në LDK

Aktuale

Ky ishte gabim i parë i Lumir Abdixhikut që bëri në LDK

Nga: H.O. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 08:50
Lumir Abdixhiku

Ish deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Salihaj në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, ka folur për kryesinë e re të LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun.

Salihaj ka thënë se pret që kjo kryesi të arrijë ta ngritë pak këtë parti, sado e vështirë që të jetë. Sipas tij, LDK, si çdo parti tjetër, ka nevojë për të gjitha kuadrot me vlera dhe për të gjitha gjeneratat, nuk duhet të jetë përjashtuese.

Mirëpo, ai përmend se nuk i ka pëlqyer fakti që kryetari i LDK-së, Abdixhiku e lavdëroi aq shumë Isa Mustafën dhe e shpall kryetar nderi.

“Dëshiroj që kryesia e re e LDK-së të arrijë ta ngritë pak atë, sado që vështirë do të jetë. Secili kryetar e ka një koncept për ecjen e mëtutjeshme të partisë. Lumir Abdixhiku e sheh partinë pa kuadrot e vjetra rugoviste, duke vënë si kriter moshën, e jo vlerat. Po ashtu, ka një orientim të theksuar kah kuadro nga shoqëria civile, kuadro të ish partisë Ora dhe kuadro tjera, që s'kanë qenë kontribuues në LDK. LDK, si çdo parti tjetër, ka nevojë për të gjitha kuadrot me vlera dhe për të gjitha gjeneratat, nuk duhet të jetë përjashtuese, por të ketë koherencë në mes gjeneratave. Nuk më pëlqeu fakti që kryetari i posazgjedhur e lavdëroi aq shumë Isa Mustafën dhe e shpalli kryetar nderi, sepse, siç dihet, Isa Mustafa ishte shkatërruesi më i madh i LDK-së. Sido që të jetë, i kemi përpara shumë procese dhe do t'i shohim rezultatet”, vlerëson Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat