Ish-këshilltari i Veselit komenton moskandimimin e Hoxhajt për të parin e PDK-së

Aktuale

Ish-këshilltari i Veselit komenton moskandimimin e Hoxhajt për të parin e PDK-së

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 23:09
Kadri Veseli

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu, ka komentuar moskandimimin e Enver Hoxhajt për të parin e PDK-së.

Ai përmes një statusi në Facebook, tha se mos një kandidim i tillë, nënkupton që anëtarët të mos kenë mundësi zgjedhjeje.

Reagimi i tij:

Kjo puna e moskanidimit për kryetar të PDK-së, nga z.Enver Hoxhaj nuk është gjë e mirë dhe nuk i jep rast delegatëve demokratë të Konventës së 3 Korrikut të kenë mundesi zgjedhje.

Ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet nga ata që kanë qenë pritje për delegatë e Konventës, pa dashtë me i nda delegatët apo degët në regjione unë personalisht mendoj që zoti Enver Hoxhaj ua ka pasë borxh strukturave që të kandidojë.

Nuk është mirë të fshehet Enver Hoxhaj tash para Konventës me arsyetimet e tij, që nuk mund ta zëvëndesojnë pritshmërinë që kanë pasur delegatët.

Ka pasur bashkërendim të delegatëve madje edhe nënshkrime që të përkrahin kandidaturën e Enver Hoxhajt për kryetar.

Është e përgjegjësi e Konventës të vendos për kryetarin e partisë, jo e kandidatëve në çastet e fundit.

Mendoj që delegatët e Konventës duhet ta shqyrtojnë para se te aprovohet rendi i ditës me 3 Korrik dhe të krijohen kushtet për garë. Në garën për kryetar nuk do të ketë humbës por do të ketë burim legjitimiteti për fituesin dhe angazhim në ekipen e fituesit për humbësin e garës.

Jo abdikim dhe braktisje në momentin e fundit të asaj që duhet të jetë festë për demokratët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat