Nuk ndalen shkarkimet nga Qeveria Kurti, i fundit është personi kyç i punësimeve politike

Aktuale

Nuk ndalen shkarkimet nga Qeveria Kurti, i fundit është personi kyç i punësimeve politike

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:57
Albin Kurti

Fadil Sejdiu, drejtor i Burimeve Njerëzore në Korporatën Energjetike të Kosovës, është shkarkuar sot nga bordi i ri drejtues i korporatës.

Sejdiu, sipas burimeve brenda KEK-ut, ka qenë personi kyç i punësimeve politike në këtë ndërmarrje publike.

Sipas raportit të auditorit gjeneral, janë të shumta punësimet që janë bërë në KEK pa respektuar Ligjin e Punës.

Burimet kanë thënë se për të njëjtin zyrtar janë përgatitur edhe disa dosje për keqpërdorime e punësime, të cilat pritet të dërgohen në gjykatë në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe shkëputjes së kontratës së të tij me KEK-un.

Bordi i ri i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës është emëruar me vendim të Qeverisë së Kosovës më 21 maj të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat