Meliza Haradinaj befason me pasurinë, banesën e veturën superluksoze

Aktuale

Meliza Haradinaj befason me pasurinë, banesën e veturën superluksoze

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:38
Meliza Haradinaj

Edhe ish ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo ka deklaruar një banesë në pronësi të bashkëshortit në vlerën 600 mijë euro.

Ajo ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme një veturë Range Rover në vlerën 58 mijë euro dhe një orë në vlerën 11 mijë euro.

Haradinaj ka deklaruar edhe aksionet në tri kompani të ndryshme, në vlerën mbi 40 mijë euro.

Mbi 7 mijë euro ajo i ka deklaruar të kursyera në bankë, rreth 5 mijë euro nga to në Londër.

Paga e saj e deklaruar vjetore kapte vlerën rreth 13 mijë euro, derisa ka deklaruar se kompania e saj 360 Three Sixty shpk, ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë.

Ndërkaq paga mujore e bashkëshortit të saj, kap vlerën 2.500 funta në Londër./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat