Mefail Bajqinovci në Panama takohet me senatorin amerikan, ja çka paralajmërohet për Kosovën

Aktuale

Mefail Bajqinovci në Panama takohet me senatorin amerikan, ja çka paralajmërohet për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 1 korrik 2021 Në ora: 20:28
Bill Cassidy dhe Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, po merr pjesë në Forumin për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë në Panama.

Atje ai është takuar me senatorin amerikan Bill Cassidy ku kanë diskutuar për shumë çështje.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i LVV thotë se, ky është një ndër forumet më të mëdha në botë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e që Bajqinovci thotë se Kosova po bëhet pjesë e hartës botërore që e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Postimi i plotë:

Në Forumin për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë, i cili po mbahet në parlamentin e shteteve të Amerikës Latine me seli në Panama, kisha kënaqësinë të takohem me pjesëmarrësin e këtij forumi, senatorin amerikan Bill Cassidy.

Me zyrtarin e lartë amerikan biseduam për kërcënimet në fushën e sigurisë̈, mbrojtjes, inteligjencës, luftës kundër financave të paligjshme, krimit transnacional, tregtia e paligjshme, pastrimi i parave, rrjeti 5G dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike ndaj sistemeve të infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes. Senatorin Cassidy e informova për progresin e shtetit tonë në shumë fusha si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Forumi Parlamentar i Sigurisë, Mbrojtjes dhe Inteligjencës ka organizuar 17 forume globale me mbi 1,700 Parlamentarë dhe zyrtarë qeveritarë që përfaqësojnë 96 vende.

Ky është njëri ndër forumet më të mëdha në botë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kosova po bëhet pjesë e hartës së shteteve që e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, Kosova po bëhet pjesë e hartës sē diplomacisë botërore, me qeverinë padyshim më kredibile që nga paslufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat