Skandaloze: Toka në këtë komunë u shit për 7 cent ari, planifikohej të blihej nga shteti sërish 7.000% më shtrenjtë

Aktuale

Skandaloze: Toka në këtë komunë u shit për 7 cent ari, planifikohej të blihej nga shteti sërish 7.000% më shtrenjtë

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj disa zyrtarëve shtetërorë, të cilët dyshohen për keqpërdorime të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza përfshin ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin dhe kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj.

Pas lajmit ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka. Ai ka thënë se prona shoqërore në Malishevë është shitur për 7 cent te personi privat dhe është planifikuar të blihej nga shteti sërish 7.000% më shtrenjtë.

Kjo sipas tij, është bërë nga Qeveria e Ramush Haradinajt, përcjell Bota sot.

Reagimi i Manxhukës në Facebook:

A i mbani mend se si nëpër studio televizive herë ish-qeveritarë e herë analistë të tyre na thonin 'Kosova nuk është vetëm zi', se gjoja VV veç zi po shihte!?

Dhe, del sot lajmi se toka në Malishevë është privatizuar për 7 cent, pra 7 cent për ari dhe planifikim për t'u blerë për shpronësim nga qeveria Haradinaj për më shumë se 7000 (lexo 7 mijë) për qind më shtrenjtë.

Pra, prona shoqërore është shitur për 7 cent te personi privat dhe është planifikuar të blihej nga shteti sërish 7.000% më shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat