Përplasje mes Xhafer Tahirit të LDK-së dhe asambleistit të VV-së: Mshele se t’a çkyjë gojën

Aktuale

Përplasje mes Xhafer Tahirit të LDK-së dhe asambleistit të VV-së: Mshele se t’a çkyjë gojën

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 00:30
Mbremja e matures ku ishin te pranishem Xhafer Tahiri dhe Ymer Haradinaj

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka tentuar ta sulmojë fizikisht asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ymer Haradinaj.

Ngjarja ka ndodhur në një restaurant në periferi të qytetit të Vushtrrisë, në një mbrëmje të maturës. Tahiri dhe Haradinaj ishin pjesëmarrës në mbrëmjen e maturës së njërës nga shkollat e mesme të Vushtrrisë, teksa përleshja mes tyre ka ndodhur për shkak të një debati politik.

 Asamblisti Ymer Haradinaj, ka thënë se është kërcënuar nga Tahiri, duke i thënë ta çkyjë gojën.

“Ishim në mbrëmje të maturës, erdhi kryetari i komunës Xhafer Tahiri dhe më kërcënoi duke më thënë mbylle se ta çkyjë gojën. Jam afër restorantit po e pres policinë, me shku në stacion me dhënë deklaratë. Kemi pasur debate për çështje të komunës, kurse sonte pata këcënim direkt, në restaurant janë kamerat. Unë kam qenë me kolegët në tavolinë, ai ka ardhur gjoja se me na përshëndet, por ai ka qenë provokim nga ana e tij. Unë i thash s’kam nevojë me u përshëndet me ty tha mshele se ta çkyjë gojën. Ka bërë përpjekje edhe me sulmu”, deklaroi Haradina.

Rasti është iniciuar në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat