Mbledhja e 18-të e Qeverisë përmes fotografive

Aktuale

Mbledhja e 18-të e Qeverisë përmes fotografive

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2021 Në ora: 18:52
Mbledhja e 18-të e Qeverisë

Sot janë bërë 100 ditë që nga fillimin i punës së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në mbledhje e 18-të të Qeverisë së Kosovës u shpalosën punët që u bënë gjatë këtyre ditëve të udhëheqjes së Kosovës.

Ndërkaq, në këtë artikull të gazetës “Bota sot”, mund të shikoni pamje brenda mbledhjes së 18-të të Qeverisë.

Image
Mbledhja e 18-të e Qeverisë

Kryeministri Kurti para kabinetit qeveritar ka vlerësuar se suksesin duhet matur jo me sa mirë po qeverisim në krahasim me qeveritë e kaluara, por se sa mirë po qeverisim në krahasim me pritjet e qytetarëve.

“Qytetarët e dinë se qeveritë e mëparshme nuk krahasohen me këtë qeverinë tonë që i ka ministrat e përgatitur e të ditur, të pakorruptuar e të përgjegjshëm. Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit”, ka thënë Kurti.

Image
Mbledhja e 18-të e Qeverisë

Në këtë mbledhje, në të cilën u bë prezantimi i punës 100 ditore të Qeverisë, përveç Kryeministrit Kurti, edhe zëvendëskryeministrat dhe ministrat e resorëve përkatës kanë prezantuar në mënyrë më të detajuar të arriturat kryesore të ministrive, duke vënë në pah një numër të madh vendimesh, marrëveshjesh dhe rezultatesh në fusha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat