Çitaku: Skandal të shkarkohet një profesioniste si zv/drejtoresha e AKI-së

Aktuale

Çitaku: Skandal të shkarkohet një profesioniste si zv/drejtoresha e AKI-së

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:53
Vlora Çitakua

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e Vlora Hysenit nga posti i zv/drejtoreshës së AKI-së.

Çitaku tha se më e pakta që mund të thotë për këtë rast është: skandal, paranojë, papërgjegjësi.

Çitaku theksoi tutje se të shkarkohet nga detyra një profesioniste e cila i ka shërbyer Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë që nga themelimi, një profesioniste e cila ka zgjedhur të jetojë në anonimitet të plotë për t’i shërbyer atdheut, kjo është e rrezikshme.

“Vlora Hysenin nuk po e njohim, dhe për shkak të rolit të saj, nuk do të duhej të ja njihnim punën. Por ne e njohim punën e AKI-së. AKI ka marrë lavdata të vazhdueshme për punën e saj, dhe nga aleatët tanë trajtohet si partner i besueshëm. Ky sukses është edhe i zonjës Hyseni”, shtoi Çitaku.

Tutje ajo tha se Vlora Hyseni ka merituar të trajtohet me respekt dhe mirënjohje. Në vend të falënderimit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e shkarkojnë pa asnjë arsye.

“Një gjë duhet kuptuar, kompetenca është shkalla më e lartë e besnikërisë. Vlora Hyseni është profesioniste kompetente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat