​Sveçla: Angazhimi i Qeverisë Kurti në luftën ndaj krimit është vërejtur nga partnerët ndërkombëtar

Aktuale

​Sveçla: Angazhimi i Qeverisë Kurti në luftën ndaj krimit është vërejtur nga partnerët ndërkombëtar

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thënë se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë Kurti ka pasur dinamikë të lartë të veprimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e Qeverisë, Sveçla duke prezantuar të arriturat e dikasterit të tij, tha se edhe aleatët ndërkombëtar të Kosovës kanë vlerësuar angazhimin e Qeverisë Kurti në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sveçla: Ky angazhim është vërejtur edhe nga partnerët tanë

“Për këto 100 ditë ne kishim një dinamikë të lartë të veprimit brenda në Kosovë, rajon dhe më gjerë duke prodhuar rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës. Kemi sfida të mëdha para vetës dhe sidomos për parandalimin dhe luftimin e krimit, pasi si asnjëherë më parë kemi shpallur luftë të pakomoprimis kundër korrupsionit, krimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Këtë po e bëjmë së bashku me akterët përgjegjësisë. Ky angazhim është vërejtur edhe nga partnerët tanë, në të gjitha takimet kemi marrë vlerësime të larta dhe mbështetje për të vazhduar për një vend të sigurt ku sundon rendi dhe ligji”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat