Vitia: Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer

Aktuale

Vitia: Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 21:48
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kontingjenti që ka mbërritur sot në Kosovë përmban mbi 81 mijë doza të vaksinave Pfizer.

Ky kontingjent është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma të nderuara qytetare e qytetarë!
Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.

Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.

Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.

Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat