Ish-ushtari i UÇK-së gjendet i varur në litar në një mal të Skenderajt

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së gjendet i varur në litar në një mal të Skenderajt

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:15
Bekim Miftari

Mëngjesin e sotëm u raportua për gjetjen e një trupi të pajetë në një mal të Skenderajt.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për një 48 vjeçar që ishte ushtar në luftën e fundit.

Burime brenda Policisë i kanë konfirmuar gazetës se bëhet fjalë për personin me iniciale Bekim Miftari, veteran i UÇK-së.

Gazetës i kanë konfirmuar se ai ishte luftëtar i UÇK-së në zonën e Drenicës.

Sipas informacioneve, 48-vjeçari u gjet i varur në litar në mal dhe nuk ka dyshime të tjera rreth vdekjes.

Duhet theksuar se trupi është dërguar për obduksion dhe së shpejti do të konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes.

Ndryshe, familjarët kanë thënë se ai do të varroset në fshatin Çubrel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat