Punëtorët e Lotarisë: Qeveria nuk mbajti premtimin për të bërë zgjidhje

Aktuale

Punëtorët e Lotarisë: Qeveria nuk mbajti premtimin për të bërë zgjidhje

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 11:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestuan të hënën para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës.

Gjithashtu paralajmëruan se do të vazhdohet me protesta edhe gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Përfaqësuesja e punëtoreve Ibadete Hasani Berisha i theksoi se punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.

Hasani-Berisha tha se po ashtu se Qeveria e Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.

Ndërsa, kryetari Sindikatës së Lotarisë së Kosovës Shkumbin Goçi në këtë protestë theksoi se përderisa Lotaria e Kosovës është e mbyllur, në territorin e Kosovës, në veri të Mitrovicë dhe në Graçanicë funksionon Lotaria e Serbisë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat