‘Shpërthen’ Arianit Koci ndaj politikanëve të Kosovës dhe BE-së: Analfabeta!

Aktuale

‘Shpërthen’ Arianit Koci ndaj politikanëve të Kosovës dhe BE-së: Analfabeta!

Nga: N.Sh Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:17
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci përsëri ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Koci i cili e ka postuar një koment të një lexuesi të tij, i cili kërkon nga avokati që të ia sqaroj se çfarë do të thotë Asociacioni i  Komunave Serbe, shprehet se shumica e politikanëve nuk e kanë idenë se çka është saktësisht asociacioni.

Ai shprehet se që 20 vite politikanë janë takuar metropoleve evropiane, të cilët e kanë luajtur rolin e liderit, derisa mendjen e kanë pasur për me përfitu vota dhe privilegje.

Koci thotë se askush nuk e ka pas mendjen te interesi i Kosovës, por të përfitimi i partisë dhe klanit të tyre.

E kjo ka bërë që Koci t’i quaj analfabeta.

Ai shprehet tutje se, para 150 viteve, qendrat e vendosjes në Evropë, i kanë trajtuar kolonitë në Afrikë, me mirë dhe me më shumë dinjitet, se tani që e trajtojnë Kosovën.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Përshëndetje Avokat. Unë të vlerësoj shumë për punën tane po edhe për statusat ne fcb që ti lexoj çdoherë.

Po ni lutje e kisha pas, si qytetar i thjesht nëse të bjen puna naj debat.

Thuju vlla te del dikush që merr vesh me na shpjegu neve popullit qa dreqin o ky asociacion i komunave serbe se t’garantoj që gjysma se dimë a ma shumë. T’përshëndes.

- - -

Si me i tregu këtij zotëriu, që as shumica e politikanëve nuk e kanë idenë se çka është saktësisht “ky asociacion i komunave serbe…”

Thjesht, qe 20 vite politikanët tanë janë takuar në metropole evropiane, kanë ndërruar qëndrime sipas agjendave ditore, e kanë luajtur rolin e liderit - e mendjen e kanë pasë se si me përfitu vota, e rrjedhimisht pastaj me përfitu privilegje.

Me përfitu partia e klani i tyre!

Nuk e kanë pasë mendjen fare te interesi i Kosovës.

E në raste të rralla kur e kanë pasë mendjen te interesi i Kosovës, nuk kanë ditë me e realizu kërkesën e tyre.

Pse?

Janë analfabeta!

Rezultati?

Para 150 viteve, qendrat e vendosjes në Evropë, i kanë trajtuar kolonitë në Afrikë, me mirë dhe me më shumë dinjitet, se tani që e trajtojnë Kosovën.

Argument për këtë është liberalizimi i vizave. Rrenat dhe kushtëzimet!

Në fakt, deklarimi i sotëm i Lajçakut e shpjegon më së miri tërë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat