A ishte i gatshëm Hoti të fliste për Asociacionin? Ja çka thuhet në raportin për dialogun

Aktuale

A ishte i gatshëm Hoti të fliste për Asociacionin? Ja çka thuhet në raportin për dialogun

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:35
Avdullah Hoti

Zyra e Kryeministrit e ka publikuar raportin e koordinatorit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është për periudhën e vitit të kaluar, kur ishte rifillimi i këtij procesi pas një kohe të gjatë të pauzimit. Ky raport është shkruar nga Skënder Hyseni për Avdullah Hotin sa ishte kryeministër i vendit.

Në këtë raport tregohet se çfarë kishte biseduar Hoti në një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku thuhet se ish-kryeministri kishte deklaruar se në takimin e dialogut do të flitej për statutin e Asociacionit.

“Takimi me ambasadorët e QUINT-it u mbajt në ora 16:00. KM Hoti rikonfirmoi qëndrimin e tij se ishte i gatshëm të fillonte bisedat në Bruksel për statutin e Asociacionit, por u bëri lutje që ta përkrahnin që kjo temë të lihej për një fazë më të vonshme të dialogut, me shpresë së në ndërkohë, spektri politik do të arrinte konsensus rreth kësaj teme.

Image
Raporti

Shumica ishin dakord që shtyrja për më vonë nuk do duhej të paraqiste problem, meqë ka shumë tema tjera që mund të trajtohen në ndërkohë. Kjo assesi nuk duhet të kuptohet se BE-ja apo QUINT-i heqin dorë nga obligimi i Kosovës për të zbatuar asociacionin, tërhoqën vërejtjen ata, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat