Kjo ministri ia ndaloi hyrjen Darija Kisiq-Tepavçeviqit në Kosovë

Aktuale

Kjo ministri ia ndaloi hyrjen Darija Kisiq-Tepavçeviqit në Kosovë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:47
Darija Kisiq-Tepavçeviq

Ministres së Punës së Serbisë, Darija Kisiq-Tepavçeviq nuk i është lejuar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë e konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk i ka aprovuar kërkesën për hyrje në Kosovës znj. Darija Kisić Tepavčević”.

Ndryshe, ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, mbrëmë nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Siç është raportuar Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat