Flasin nga VV, tregojnë se kur pritet të përzgjedhin kandidatët për kryetarë komunash

Aktuale

Flasin nga VV, tregojnë se kur pritet të përzgjedhin kandidatët për kryetarë komunash

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:11
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash.

Kështu ka thënë në një prononcim zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Mirëpo, mësohet se shumë shpejt LVV do të filloj procedurat për zgjedhjet e brendshme ku kanë drejtë vote të gjithë anëtarët për kandidatë të kryetarëve të komunave, të cilët pas pëlqimit të Kryesisë dhe Këshillit të qendrës edhe zyrtarizohen.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash. Pra, nuk ka inicuar ndonjë shpallje të kandidimit para kësaj faze. 

Përzgjedhja e kandidatëve është e rregulluar me statutin e LV-së dhe në bazë të tij, përbrenda afateve, në secilën qendër kandidatët janë të lirë të kandidojnë për t’u votuar pastaj në këshillet e qendrave ku kandidojnë”, tha Manxhuka./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat