Abdixhiku zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Aktuale

Abdixhiku zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:10
Lumir Abdixhiku

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta zyrtarizojë kandidatin e kësaj partie për kryetar të Podujevës.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e LDK-së, Ekrem Hyseni.

Hyseni do të jetë kandidat i LDK-së për të rikthyer bastionin e dikurshëm të saj.

Ekrem Hyseni është mjek me profesion dhe ka qenë deputet i Lidhjes Demokratike, në mandatin e kaluar.

Media merr vesh se Hyseni ka gjasa të marrë edhe drejtimin e degës së LDK-së në Podujevë.

Në anën tjetër, deri më tani kandidaturat për të parin e Podujevës, i kanë zyrtarizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat