Deputeti i AAK-së pas votimit të komisionerit nga deputetët e VV-së: Ky as për rojtar s’bën

Aktuale

Deputeti i AAK-së pas votimit të komisionerit nga deputetët e VV-së: Ky as për rojtar s’bën

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:14
Kryetari i Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Bekë Berisha

Kryetari i Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të VV’së të cilët në krye të Agjenicës për Informim dhe Privatësi kanë votuar Enver Bujarin.

Bekë Berisha tha se deputetët e VV’së e kanë praktikat e këtij Komisioni.

“I keni prish rregulla ma të mëdhaja dhe mirëkuptimin e mirëbesimin që e kemi pasë për 20 vite, i keni ndrru praktikat dhe tashti reagimi i një përfaqësuesi i një partie politike po të duket i tepërt Enver”

“Jeni përgjegjës ju që e keni thy praktikat.Vjen përfaqësuesi serb bëhet bashkë me ju dhe mbledhni nënshkrimet dhe e thirrni një seancë tjetër”, u shpreh tutje ai.

“Unë e kom votu me 1sha këto, po ky është kanë qëllimi i juaj. Ju e keni votu me 10qe. Urojë që kësi njerëz të mos zgjedhen as rojtar të insitucionev e jo ma me udhëheq institucione. Kjo ka të bëjë me kapje të shtetit”, ka thënë Berisha para votimit të Komisinerit.

Ndryshe, Komisioni për Siguri sapo ka votuar që Enver Bujari, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari të dërgohen në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës për votim për pozitën e Komisionerit për Informim dhe Privatësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat