Shkelësve të rregullave në trafik gjobat do t’iu shkojnë deri në shtëpi

Aktuale

Shkelësve të rregullave në trafik gjobat do t’iu shkojnë deri në shtëpi

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dërguar në qeveri kërkesën për ndryshim të ligjit për komunikacion, ku kërkon që përgjegjësia penale për shkaktim aksidenti, nga vozitësi ti kalojë pronarit të veturës.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti.

Derisa kërkoi që të diskutohet në institucione përkatëse, ndryshimi i ligjit, në të cilin nga gjoba me para prej 40 eurove, shkelësit e rregullave në komunikacion të gjobiten njejtë si për gjuajtje me armë, duke marë shembull Zvicrën.

Në konferencë për media, Mehmeti po ashtu bëri të ditur që tani kanë filluar procedurat për digjitalizimin e sistemit të gjobave,që nënkupton se dënimi do t’u shkojë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat