VIDEO/ Kështu e kishte djegur Faik Fazliu flamurin e Ibrahim Rugovës, e përkrahte edhe njeriu i Ramush Haradinajt

Aktuale

VIDEO/ Kështu e kishte djegur Faik Fazliu flamurin e Ibrahim Rugovës, e përkrahte edhe njeriu i Ramush Haradinajt

Nga: P.R Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:04
Faik Fazliu në vitin 2005, kishte organizuar djegien e flamurit të presidencës së Kosovës, flamur ky i propozuar nga Ibrahim Rugova.

Arrestimi i ish anëtarit të Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe ish kryetarit të kësaj organizate, Faik Fazliu, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Por Faik Fazliu ndër tjerash njihet edhe për një skandal dhe veprim të rëndë të bërë vite më parë.

Fazliu në vitin 2005, kishte organizuar djegien e flamurit të presidencës së Kosovës, flamur ky i propozuar nga Ibrahim Rugova.

“Ne kemi organizuar dje heqjen e këtyre flamujve në mënyrë që të ndalim sot atë më të keqen, provokimin e qytetarëve tanë. Të gjithë këta njerëz nuk durojnë dot identitet tjetër përveç identitetit tonë shqiptar dhe flamurit tonë kombëtar”, kishte deklaruar në atë kohë Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Faik Fazliu.

E kur është pyetur mbrëmë në njërën nga intervistat e tij lidhur me këtë veprim, ai ka thënë se nuk është pishman fare dhe nuk i vije keq për veprimin e tij.

E në rrjetet sociale është publikuar edhe video kur Faik Fazliu se bashku me personat tjerë e kishte djegur flamurin e Dardanisë, flamur ky i propozuar nga presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.

E djegien e flamurit të Rugovës e kishte përkrahur edhe kryetari aktual i Komunës së Rahovecit dhe njeriu i afërt i Ramush Haradinajt, Smajl Latifi, i cili atë kohë ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat