Jahjaga pas dënimit të Mlladiqit: Të tilla vendime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë

Aktuale

Jahjaga pas dënimit të Mlladiqit: Të tilla vendime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:47
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka përshëndetur vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiq. Ajo ka thënë se këso dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës së Kosovës.

Teksa shton se nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë.

Reagimi i saj i plotë:

Drejtësia vonon, por gjithmonë ngadhënjen! Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm. Kësi dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë. Nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë!

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladiq, duke konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krimet makabre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat