E quajti ‘kurvar të kafeneve të natës’, Faik Fazliu e quan kështu burrin e Albulena Haxhiut

Aktuale

E quajti ‘kurvar të kafeneve të natës’, Faik Fazliu e quan kështu burrin e Albulena Haxhiut

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 18:23
Fazliu dhe Krasniqi

Bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, ka reaguar ndaj arrestimit të anëtarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliu.

Krasniqi ka shkuar aq larg sa e ka quajtur Fazliun “kurvar” i kafeneve të natës.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.

Image

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar invalidi i luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, i cili e quan idiot burrin e Albulena Haxhiut.

“Nuk merrna me ata idiota, nuk jam i nivelit të merrna me ta. Kam qenë në një lokal shumë normal, ku hyjnë familjarë”, tha Fazliu.

Fazliu tha se ai ka qenë bashkë me gruan e tij në lokal dhe aty është menaxher miku i tij, kurse shokët e tij ish-luftëtarë të UÇK-së punojnë si sigurim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat