IPK pranon konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së

Aktuale

IPK pranon konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:07
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme  (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së.

 IPK është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.

 Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .

 Inspektorati Policor i Kosovës falënderon  ICITAP-in amerikan   për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit, donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat