Kurti priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

Aktuale

Kurti priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:25
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën sot në takim drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, znj. Linda Van Gelder si dhe drejtorin për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, z. Massimiliano Paolucci. 

U bisedua për prioritetet e Qeverisë, me theks te situata aktuale me pandeminë Covid-19.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e deritanishme që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti me projektin që financon luftën ndaj pandemisë Covid-19.

Image
Pamje nga takimi

Në anën tjetër, znj. Van Gelder vlerësoi se shumë prej synimeve të programit qeverisës janë në të njëjtën vijë me ato të Bankës Botërore, andaj edhe mbështetja e BB nuk do të mungojë, sidomos tani kur Kosovës i duhet të rimarrë veten pas pandemisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat