Kandidimi i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, reagon Skënder Hyseni

Aktuale

Kandidimi i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, reagon Skënder Hyseni

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:31
Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar kandidaturën e arkitektit të njohur, Përparim Rama për kryetar të komunës së Prishtinës.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish-ministri e deputeti i LDK-së, Skender Hyseni, përcjell “Bota sot”.

Hyseni shkruan se kandidimi nga LDK, i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, është një lajm shumë i mirë.

Ja shkrimi i tij:

Kandidimi nga LDK, i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, padyshim një lajm shumë i mirë, më në fund.

Qytetarët e Prishtinës duhet të kenë besim se duke votuar Përparimin për kryetar, kaosi arkitektonik dhe urbanistik në kryeqytetin tonë do të marrë fund!

S.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat