Ministri Murati: Bordi i AKP-së ishte politik, bëri shitje flagrante

Aktuale

Ministri Murati: Bordi i AKP-së ishte politik, bëri shitje flagrante

Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:08
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ka pas keqpërdorime dhe ndërhyrje politike në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

“Meqenëse kam qenë pjesë e Komisionit hetimor në lidhje me bordet dhe funksionimet e AKP. Komisioni kishte për detyrë me gjet dëshmi nëse kishte keqpërdorime.

Ndërhyrjet politike ishin të paevitueshme. Si pikë tjetër ishte nëse kishte shitje të tregut dhe kjo ishte vërtetuar se me çfarë çmime janë shitur tokat e Kosovës.

Ka pasur edhe shitje flagrante. Bordet kanë qenë politike. Valët e shitjes dhe privatizimit janë ndalë me kërkesë të qeverisë Kurti 1.

Nga ky bord janë disa veprime tjera sado të këqija ka pasur një lloj transparence që janë publiku. Kemi të bëjmë me një bord që nuk e ka për interes me çu misionin përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat