Arben Vitia do ta lë ministrinë e Shëndetësisë për këtë pozitë?

Aktuale

Arben Vitia do ta lë ministrinë e Shëndetësisë për këtë pozitë?

Nga: A.M. Më: 26 maj 2021 Në ora: 23:22
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim online me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Më pas, ministri Vitia i ka marruar disa vendime për lehtësimin e masave anti- covid.

Për mënyrën, se si po e menaxhon pandeminë Vitia ka marruar kritika të shumta.

Për këto të fundit, ka reaguar asamblisti i VV-së në komunën  e  Prishtinës, Egzon Azemi.

Ai në një postim në Facebook, ka treguar se pse po bëhen këto sulme ndaj ministrit Vitia.

Ndërkaq, ai përmes këtij postimi ka pohuar se Vitia do të jetë kandidat i VV-së për kryeqytetin.

“Sulmet ndaj Arbenit po bëhen sepse kanë frikë se do t'i mposhtë pa balotazh në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Spitalet ishin të mbushura, rastet rriteshin çdo ditë. Vdekjet poashtu. U mbyllen thuajse tërësisht për 2 javë Gastronomia dhe sektorë të tjerë. U vendos ora policore, u shtuan masat.

Këto vendime donin shumë guxim e dije!

Sot, spitalet u zbrazen, rastet ranë drastikisht. U kritikua për secilen masë, por nuk u shqetësua për vete. Deri tash janë siguruar rreth 80.000 vaksina edhe 100.000 të tjera vijnë këtë fundjavë.

Sulmet ndaj Arbenit po bëhen sepse kanë frikë se do t'i mposhtë pabalotazh në Prishtinë. Por e rëndësishme për Lëvizjen është ta mposhtim PANDEMINË.

Të paktën në këtë pikë pozitë e opozitë do duhej të ishim bashkë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat