Krasniqi tregon një sekret për Sali Berishën

Aktuale

Krasniqi tregon një sekret për Sali Berishën

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:53
Sali Berisha dhe Milazim Krasniqi

Publicisti Milazim Krasniqi, ka komentuar faktin se a është ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, pro apo kundër Amerikës.

Përmes një fotografie të hedhur në Facebook, Krasniqi tha se Sali Berisha është proamerikan dhe është lider që ka marrë vendime të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij politike.

“E njoh Sali Berishën nga shkurti/marsi i vitit 1992. E kam takuar shumë herë. Kam pasur edhe biseda konfidenciale politike me të më 1998. (Po të realizohej ai projekt, gjërat do të shkonin ndryshe, pakrahasimisht më mirë.) Nuk mund ta shkruaj biografinë e tij, por një gjë e di të sigurt: në skenën politike shqiptare nga viti 1989 e deri sot, nuk ka pasur politikanë më proamerikanë se Ibrahim Rugova e Sali Berisha. Pavarësisht ndryshimeve të tjera, në këtë pikë Berisha nuk besoj se ka ndryshuar. Prandaj, ai nuk mund të jetë non grata në historinë e marrëdhënieve të ripërtërira e të çelnikosura shqiptaro-amerikane, pas vitit 1990. Doktori është legjendë e kësaj marrëdhënieje. Kusure të caktuara mund të ketë, siç ka secili lider historik, që ka marrë vendime të mëdha e të shumta. Por antiamerikan, NO” shkroi Krasniqi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat