Surroi pjesë e dialogut, reagon ish-kandidati për deputet i VV-së: Vetoni e Blerimi nuk janë vetvetja, Albin ruju

Aktuale

Surroi pjesë e dialogut, reagon ish-kandidati për deputet i VV-së: Vetoni e Blerimi nuk janë vetvetja, Albin ruju

Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:14
Albin Kurti

Publicisti Veton Surroi ka njoftuar se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar një grup njerëzish për këtë funksion dhe se dakordimi është arritur duke u krijuar një ekip këshillëdhënës.

Në lidhje me këtë, ka reaguar kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Gazmend Islami, i cili e ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se mbrapshtë e ka filluar.

Nuk bëhet dialogu me Veton Surroin, njeriu qe ishte dhe është anti UÇK! Mjafton me lexua librat e tij, ku i referohet guerile dhe asnjëherë Ushtri, mjafton ta dish që në vitet e 90 luftonte për demokratizimin e Serbisë! Jo Albin, shumë mbrapsht e ke filluar! Vetoni e Blerimi nuk janë vetvetja! Ruaju se po sharron!”, ka shkruar Islami në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Veton Surroi

Politika është e gërditshme e sidomos tash kur asnjë prej premtimeve nuk mbahen!

Reciprocitet, reciprocitet, kerrk ne karrigen e kryeministrit e leshon bajrakun!

S’ka dialog pa kërkim falje, kërrk në karrigën e kryeministrit e lëshon bajrakun!

Nuk jam duke kritikuar pse po vepron kështu, sepse politika duhet bërë sipas rrethanave, por çka është e gërditshme, për një dekadë je ngritur mbi këto parime dhe tash për 60 ditë qeverisje, po tregon vetëm se po vazhdon rrugën e trasuar nga qeveritë e tjera!

Nuk bëhet dialogu me Veton Surroin, njeriu qe ishte dhe është anti UÇK!

Mjafton me lexua librat e tij, ku i referohet guerile dhe asnjëherë Ushtri, mjafton ta dish që në vitet e 90 luftonte për demokratizimin e Serbisë!

Jo Albin, shumë mbrapsht e ke filluar!

Vetoni e Blerimi nuk janë vetvetja!

Ruaju se po sharron!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat