Fillon Java e Pastrimit me Unitetin në Vushtrri, Tahiri: Për qytetin që duam

Aktuale

Fillon Java e Pastrimit me Unitetin në Vushtrri, Tahiri: Për qytetin që duam

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:16
Xhafer Tahiri

Komuna e Vushtrrisë së bashku me kompaninë e pastrimit “Uniteti” kanë nisur fushatën një javore për pastrimin e qytetit dhe sensibilizimin e qytetarëve për ambient të pastër.

Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri tha se qëllimi i këtij aktiviteti një javor është Vushtrria e pastër.

Tahiri: Ta pastrojmë Vushtrrinë

“Sot jemi bashkë në javën e pastrimit me Unitetin në qytetin e Vushtrrisë, është një aktivitet një javor i pastrimit të përgjithshëm[...]motoja e krejt kësaj fushate është që çdo ditë, për qytetin që e duam, për Vushtrrinë të pastrojmë dhe të kemi një ambient sa më të pastër”, tha ai.

Ndërsa, kryeshefi i kompanisë “Uniteti”, Gazmend Morina tha se qytetarët duhet të sensibilizohen për një ambient të pastër në qytetin e tyre.

Morina: Qëllimi ynë është të pastrojmë secilën rrugë të qytetit falas

“Qëllimi ynë është të pastrojmë secilën rrugë të qytetit falas, jo si herave të tjera të kompensohen nga komuna. Por bashkërisht me zyrtarë komunal dhe mbështetje të kryetarit edhe me shoqërinë civile t’i sensibilizojmë qytetarët çdo ditë për ambientin e tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat