U dënua për sulm seksual, Baliq thotë se prokurori ia kërkoi 50 mijë euro për të mbyllur rastin

Aktuale

U dënua për sulm seksual, Baliq thotë se prokurori ia kërkoi 50 mijë euro për të mbyllur rastin

Më: 20 maj 2021 Në ora: 20:27
Numan Baliq

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është dënuar me dy vite burgim për sulm seksual ndaj një gruaje.

Baliq ka thënë se këto janë shpifje dhe e gjithë kjo është montim pasi që e viktima nuk ka asnjë dëshmi që e tregojnë që ai ka dhunuar atë seksualisht.

“Nuk ka ndodhur asgjë prej asaj, as kontakt fizik, fikja e dritës që përmendët këto nuk janë të vërteta. E vërteta është që vetëm ka qenë biseda shkurt dy minuta”, është shprehur Baliqi.

Tutje Baliq tregon se prokurori i rastit Arben Hoti i ka kërkuar 50 mijë euro nga familjarët e tij që ai të lirohet, madje ai tha se vendimi i prokurorit është i ndikuar nga dikush.

“Në këtë moment nuk jam i sigurt që janë para por është influence dikush nga lartë që ka bërë presion, por e di që prokurori brenda procedurës në momentin kur më ka shqiptuar masën e dënimit të mbajtës së paraburgimit, prokurori Arben Hoti ka kërkuar para ai ka kërkuar 50 mijë euro familjarëve të mijë dhe sot rasti është paraqitur në polici”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat