Kurti priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF)

Aktuale

Kurti priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF)

Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:12
Pamje nga takimi

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Aleksander Soros, zëvendës kryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Laura Silber, zëvendës kryetare e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për të dyja palët.

Me theks të veçantë u diskutua në edukim, qeverisje të mirë, duke përfshirë e-qeverisjen dhe të dhënat e hapura.

U bisedua edhe për gjendjen me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike si dhe ndihmën që mund të ofrojë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat