Këta janë personat që e kanë të ndaluar të futen në territorin e Kosovës

Aktuale

Këta janë personat që e kanë të ndaluar të futen në territorin e Kosovës

Më: 19 maj 2021 Në ora: 23:34
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka një listë me emrat e personave dhe zyrtarëve, kryesisht nga Serbia, por edhe nga vendet tjera, të cilët janë të padëshiruar të hyjnë në Kosovë.

Një nga emrat që e kanë të ndaluar të futen në Kosovë është edhe Kryeministrja serbe Ana Bernabic, e cila  kishte thënë se në Kosovë, sipas saj, ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”.

E, pas kësaj deklarate Behgjet Pacolli, atëherë Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, kishte thënë se sa të jetë ai këtu, Bernabic nuk do të futet në Kosovë.

Por, kush janë personat e tjerë që e kanë të ndaluar të futen në Kosovë?

Non -grata është edhe zyrtari i Kombeve të Bashkuara, punonjës në misionin e UNMIK’ut në Kosovë, Mikhail Krasnoshchenkov nga Rusia, i cili ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë aksionit kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës.

Poashtu, edhe politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pastaj Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat