13 ambasadorë të shkarkuar, flasin nga Ministria e Donika Gërvallës

Aktuale

13 ambasadorë të shkarkuar, flasin nga Ministria e Donika Gërvallës

Më: 19 maj 2021 Në ora: 20:48
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme në dakordim me Presidencën e Kosovës ka shkarkuar 13 ambasadorë.

Tashmë dekretet për shkarkimet e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë, raportohet se janë nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Nga MPJD, këshilltarja për media, Blerta Aliu, ka konfirmuar se ministrja Donika Gërvalla ka përcjellur propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht.

"Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm.Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme" ,tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat