“Lista e zezë” e SHBA-së, kush nga politikanët nga Kosova është pjesë e saj

Aktuale

“Lista e zezë” e SHBA-së, kush nga politikanët nga Kosova është pjesë e saj

Më: 19 maj 2021 Në ora: 20:32
Ilustrim

Të mërkurën ish-kryeministri, Sali Berisha, dhe familja e tij u shpallën ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë vendim ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe familjes së tij, i ndalohet hyrja në këtë vend.

Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken përmes një postimi në Twitter.

Mirëpo kush nga politikanët nga Kosova është pjesë e të ashtuquajturës “Lista e Zezë”, me të cilën iu ndalohet hyrja në SHBA.

Në këtë listë nga Ballkani, figurojnë edhe zyrtarë të lartë të PDK-së, e ish krerë të UÇK-së.

Rexhep Selimi i cili gjendet në paraburgim në Hagë ku po akuzohet për krime lufte është pjesë e kësaj liste bllokuese të Amerikës.

Po ashtu kësaj nuk i ka shpëtuar as deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, zyrtari i lartë i PDK-së Sami Lushtaku, Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, e kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në listën për Ballkanin po ashtu figurojnë edhe Azem Syla.

Lista e Personave të Bllokuar, e njohur gjithashtu si Lista SDN, është një masë sanksionesh / embargo e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që synon terroristët e caktuar nga SHBA, zyrtarët dhe përfituesit e disa regjimeve autoritare dhe kriminelët ndërkombëtarë (p.sh. trafikantët e drogës). Lista drejtohet nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja.

Lista e SDN përmban dhjetëra mijëra kompani, organizata dhe individë të cilët janë identifikuar se paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA dhe politikën e jashtme dhe ekonomike.

Image
Lista
Image
Lista
Image
Lista
Image
Lista
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat