Ligjëruesi i Parisit reagon ashpër pasi ShBA shpalli Sali Berishën person “non grata”: Ky është personi që zhyti Shqipërinë në krim

Aktuale

Ligjëruesi i Parisit reagon ashpër pasi ShBA shpalli Sali Berishën person “non grata”: Ky është personi që zhyti Shqipërinë në krim

Nga: N. H Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:00
Nezir Kraki

Pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, ka reaguar ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Parisit Nezir Kraki.

Kraki shkruan në profilin e tij në Facebook se ky është vendimi më qesharak që ka marrë Departamenti i shtetit.

Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë rol qeverisës prej gati 9 vitesh dhe degradimi total i Shqipërisë si në krim ashtu edhe në korrupsion ka ndodhë këto dy mandate të Ramës.

Ja shkrimi i tij:

Kurrë vendim më qesharak s’ka marrë Departamenti i shtetit sesa ky për Sali Berishen sot.

Dmth, për aktet korruptive të para 8 viteve, Sali Berisha futet sot në listën e zezë të Amerikës. Dhe kjo bëhet në formë afirmative sikur Sali Berishen t’ishte dënuar për korrupsion edhe pse asnjë vendim gjykate apo proces gjyqësor s’ka ndodhë. Euu vaki eu!

Tash dalin « amerikanët » e terrasave dhe na thonë « Amerika po e lufton korrupsionin ». O fylla, Sali Berisha nuk ka asnjë rol qeverisës prej gati 9 vitesh dhe degradimi total i Shqipërisë si në krim ashtu edhe në korrupsion ka ndodhë këto dy mandate të Ramës. Se për çka mendoni ju që është izolu Shqipëria? Pse BE nuk i hap bisedimet? Për faj të Berishës…

Çudi të shihet se si edhe një person kompetent si Anthony Blinken pranon të futet në lojëra kaq lokale dhe kaq kunderproduktive në Ballkan kur bota mbarë i di arsyet e stagnimit të këtij rajoni.

Kjo veç sa e forcon shtetin mafijoz dhe e « legalizon » klientelkzmin si model të qeverisjes në Shqipërinë e përçudnuar e cila edhe këtë mandat do qeveriset banditçe me tom doshat e Rames.

Konkretisht, në çka i ndihmon Shqipërisë ky vendim?

Në ASGJË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat