Arrijnë vaksinat e Pfizerit në Kosovë

Aktuale

Arrijnë vaksinat e Pfizerit në Kosovë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustruese

(E plotësuar 19:28) - Kanë arritur në Kosovë mbi 4,600 vaksina të Pfizerit.

4,680 doza të vaksinës të dorëzuara janë donacion nga Bashkimi Evropian, ndërsa Kosova do të pëfitojë nga po e njëjta gjithsej 95 mijë doza.

Donacion i tillë është nisur edhe në vendet e rajonit. Kontingjenti i parë ka arritur në Bosnjë.

***

4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer, do të arrijnë në Kosovë gjatë ditës së sotme.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se ende nuk e kanë të saktë orën e arritjes, por vaksinat do të arrijnë pasdite në Kosovë.

Këto doza të vaksinës janë donacion nga Bashkimi Evropian, nga i cili Kosova do të përfitojë gjithsej 95 mijë doza.

Nga BE-ja, tashmë kanë nisur të mbërrijnë në vendet e rajonit dozat e parë të vaksinave. Sot kontingjenti i parë ka mbërritur në Bosnje e Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat